Victoria Beckham: Për shkak të familjes unë nuk kam një jetë sociale…

Showbiz

hjgfgfyh

Victoria Beckham është një nga femrat më të famshme në botë por të qenit e njohur për të tjerët ka dhe shumë disavantazhe. Victoria ka zbuluar se karriera dhe familja e saj e ka mbajtur shumë të zënë aq sa të mos ketë një jetë sociale.
Ish këngëtarja e grupit “Spice Girls” e cila tashmë është një stiliste jashtëzakonisht e suksesshme në botën e modës ka treguar më shumë rreth marrëdhënieve të saj me fëmijët dhe bashkëshortin David Beckham.
“Unë nuk kam një jetë sociale. Bashkëshorti dhe katër fëmijët e mi janë prioriteti im. Kur ata kanë një lojë apo takim me prindër në shkollë, unë jam gjithnjë aty”- ka thënë Victoria për Synday Pople.
“ Ndodh rrallë që unë dhe David të jemi larg në të njëjtën kohë. I repsektojmë oraret me fëmijët.”
Ndoshta orari i ngarkuar me shumë aktivitete mund të jetë arsyeja e vërtetë përse Victoria refuzoi ofertën për një ribashkim të grupit “Spice Girls” vitin e ardhshëm në datën e 20-vjetorit të krijimit të grupit.
Ajo ende nuk e ka treguar një arsye përse nuk do të marrë pjesë në ribashkimin e grupit megjithatë është shprehur se do të trishtohej nëse anëtaret e tjera të “Spice Girls” do të performonin hitet e tyre pa prezencën e saj.
“Mendoj se duhet material i ri sepse ajo që ne bëjmë si grup ëhstë e veçantë. Nëse ato këndojnë këngë të “Spice Girls” do të mërzitem por do i ndjek.”- ka perfunduar Victoria