Për të gjithë ju që nuk e dini, në vitin 2017 Rita Ora dhe Brooklyn Beckham frekuentoheshin së bashku. Nuk dihet deri ku arriti lidhja e tyre, por në disa foto të shkrepura nga paparacët Brooklyn dukej shumë i përfshirë dhe nuk ia ndante sytë Ritës. Ideja se i biri mund të kishte diçka me këngëtaren nuk u ka pëlqyer aspak prindërve të tij, David dhe Victoria-s dhe kjo për shkak të diferencës së moshës që ata kanë me njëri-tjetrin. Asokohe Rita ishte 26 vjeç, ndërsa Brooklyn sapo kishte mbushur 18.
Sipas burimeve të afërta me familjen,Victoria ia bëri të qartë të birit se në asnjë mënyrë nuk e aprovonte lidhjen. Madje, ajo dhe David ia ndaluan atij të takohej me Ritën. Një arsye tjetër pse David ishte kundër kësaj lidhjeje ishte se këngëtarja në vitin 2013 kishte pasur një lidhje me mikun e ngushtë të Brooklyn, Dave Gardner. Në mënyrë që të largohej nga Rita, David dhe Victoria e dërguan të birin në një kolegj në New York. Prej atëhere Rita dhe Brooklyn nuk janë takuar më.Megjithatë, Rita ka marrëdhënie të mira me çiftin Beckham, sidomos tani që janë komshinj, pasi ajo ka blerë një shtëpi shumë pranë familjes Beckham.