Victoria Beckham është një nga dizajnerat më të njohur dhe më me influencë në mbarë botën, megjithatë kur vjen puna tek kujdesi për bukurinë këtë herë ajo ka treguar se është njësoj si të gjitha vajzat e tjera. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Youtube’ një video gjatë një udhëtimi të saj në Paris. Përgjatë klipit prej 4 minutash ajo shfaqet duke takuar njerëzit në dyqanin e ‘Dior’.
Në fund të videos ajo ka treguar se është njësoj si gjithë njerëzit e tjerë, sepse i urren shumë takimet me bordin. Por Victoria ka treguar se për t’ja dalë mbanë me stresin heq me dhëmbë xhelin e thonjve, diçka e zakonshme për të gjitha vajzat e tjera. Më herët ajo ka zbuluar se është shumë e kujdesshme për lëkurën e saj ndonëse për thonjtë nuk mund të thuhet e njëjta gjë.