Victoria Beckham mbush 49 vjeç, dedikimi i veçantë i David: ‘Për gruan dhe nënën më të mrekullueshme që na frymëzon…’

Showbiz

Victoria Beckham, ka mbushur para disa ditësh 49 vjeç. Mes mijra urimesh, ajo ka marrë  urimin më emocionuese nga bashkëshorti i saj David Becham. Në dedikimin e tij me fjalë zemre, ish futbollist anglez e çmonte Viktorian si  bashkëshorte dhe nënë dhe e quante atë frymëzimin e çdo dite:  “Gëzuar ditëlindjen! Për gruan dhe nënën më të mrekullueshme që na frymëzon çdo ditë. Të duam! Ti meriton ditën më të përsosur “.

 

Ish pjestarja e grupit të famshëm muzikor të vajzave gjatë viteve ’90, e martuar prej 4 korrikut 1999 me David Beckham, duket sikur nuk e ka humbur për asnjë ditë freskinë freskinë e saj dhe shumë e shikojnë martesën e saj të lumtur me Beckham si sekretin e kësaj freskie.

Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe pas shijimit të famës si pjestare e “Spice Girls” gjatë viteve ’90, rrezatoi shkëlqimin e saj në botën e modës, duke u bërë një grua biznesi me një jetë të suksesshme si grua, bashkëshorte, nënë dhe profesioniste.