Victoria Beckham ka 14 unaza martese. Po po, 14 unaza!

Showbiz

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshje futbolli me motive bamirësie, për t’u kurorëzuar në martesë më 4 korrik të 1999-s, në një ceremoni madhështore në kështjellën e Luttrellstown-it. Që nga ajo kohë e deri më sot, të dy ia kanë dalë mbanë  të jenë një nga çiftet më të pëlqyera e më të lakmuara në botën e showbiz-it. E kemi fjalën për David dhe Victoria Beckham, çiftin ikonë për të cilin koha duket se nuk ka kaluar aspak, përkundrazi janë si vera ‘’sa më shumë kalojnë vitet, aq më të mirë bëhen’’.

20 vite bashkë, 4 fëmijë të bukur dhe plot 14 unaza martese,është ky një nga bilancet që përmbledh shkurtimisht lidhjen e tyre. Me siguri që nga fjalia e mësipërme nuk ju bën përshtypje as numrin e viteve së bashku e as ai i fëmijëve, por ai i unazava të Posh Spice-t.

1- 1998

2- 2001

3- 2003

4- 2004

5- 2005

6- 2006

7- 2007

8- 2008

9- 2009

10- 2010

11- 2010

12- 2015

13- 2016

14- 2018

Për femrat në të gjithë botën, unaza e martesës është thesari që ruhet për gjithë jetën, kurse për Victoria Beckham, unaza është e përkohshme. Nga dita kur Davidi i propozoi për martesë kanë kaluar 20 vjet dhe bashkë me vitet, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme. Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 14 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 8.9 milionë stërlinash.