Albumi i ri “Midnights”, i këngëtares dhe kantautores Taylor Swift, i publikuar në mesnatën e 21 tetorit, duket se ka shënjestruar në pak ditë suksesin! Swift gjatë dy viteve të fundit ka qenë tepër produktive dhe për artisten në moshën 32-vjeçare duket se kjo është një tjetër periudhë e artë e ndjekur nga shumë publikime këngësh të reja dhe çmime prestigjoze.
Ajo e shpalli publikim e albumit të saj të ri rreth dy muaj më parë, duke e përkufizuar atë: “Historia e 13 netëve pa gjumë të shpërndara gjatë gjithë jetës, një koleksion muzikor i shkruar në mes të natës, një udhëtim nëpër tmerre por dhe ëndrra të ëmbla”.
“Midnights” është albumi i pestë i këngëtares amerikane në dy vjet dhe përmban gjithsej 13 këngë të reja. Publikimi i tij pikërisht në mesnatë duket të jetë një simblolikë në përshtatje me titullin e albumit të ri.