Ceremonia e martesës së Afërdita Dreshajt dhe bashkëshortit të saj, Jakub Kindl bëri jehonë në të gjitha mediat. Nusja dhe dhëndri i thanë “Po” dashurisë së tyre në një vend mjaft luksoz në Miami. Afërdita dhe Jakub shkëlqyen nën veshjet e stiluara vetëm për ta dhe sigurisht që kjo dasmë do të mbahet mend gjatë.
Një muaj pas ceremonisë, modelja ka publikuar disa foto të momenteve më të bukura, që nga hyrja me të ëmën dhe deri tek momentet e fundit të dasmës. “Një muaj më parë, një jetë për të kaluar”,- shkruan Afërdita krahas fotove.