Vetëm një ditë pas propozimit për martesë, zbulohet tradhëtia e partnerit të J.Lo!

Showbiz

jlo alex
Dje çifti i famshëm Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez kanë shpallur fejesën dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. “Më tha ‘po’”, -shkruante Alex në një foto dukej një unazë gjigante miliona dollarëshe në dorën e Jennifer. Duket se dikush nuk ka në plan ta lërë çiftin t`i shijojë këto ditë të lumtura. E kemi fjalën për bejsbollistin Jose Canseco, i cili pretendon se Alex e tradhton Jennifer-in me ish-gruan e tij.

jose

“Po shikoj World of Dance dhe J.Lo-në që i dërgon mesazhe Alex Rodriguez-it, por ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time Jessica. E shkreta vajzë nuk e ka idenë se kush është ai”, -ka shkruar Canseco në Twitter.Bejsbollisti ka vazhduar edhe me disa postime të tjera duke treguar se ai ka qenë me Jessica-n kur Alex i ka shkruar asaj. Ende nuk ka asnjë reagim nga Alex apo Jennifer për këtë ngjarje, megjithatë Canseco ia doli që emri i tij të përmendet në të gjitha mediat rozë.Nëse ka apo jo diçka të vërtetë në të gjithë këtë, mbetet për t`u parë.

jose2