Nuk e kanë pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por të gjitha faktet tregojnë që Stresi dhe Keisi janë ndarë pas shumë vitesh lidhje. Ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por sigurisht që s’kanë munguar as deklaratat e thumbimet indirekte. Së fundmi nisën aludimet se reperi mund të ketë nisur një lidhje të re.
Shkas për këtë u bë një foto që Stresi postoi nga pushimet me mbishkrimin: “Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem… si vazhdon se e kam harruar?”. Ndërkohë që vargu vijues i këngës është “Ti ik një tjetër vjen.” Fotoja në fjalë u fshi më pas nga reperi.
Në rrjete sociale është postuar një video ku shfaqet Stresi në plazh me një vajzë bjonde. “Stresi me të dashurën e tij”, është shkruar në video dhe kjo ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve
