Soni Malaj ka kujdesin e saj maksimal për të mbajtur trupin në formë. Por duket se në këto ditë izolimi, e ka pasur të vështirë të ruajë dietën e saj ushqimore.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Soni tregoi se me gjithë ushqimin që ka ngrënë këto ditë, vetëm këpucët i rrinë fiks.
‘Me gjithë të ngrënën që kemi bërë këto ditë, vetëm këpucët na rrijnë fiks’, shkruan Soni bashkëngjitur fotove të publikuara, ku ajo shfaqet mjaft e buzëqeshur.