Vetëm Kanye West mund të bëjë të tilla ftesa për sfilatën e tij

Showbiz

Në sfilatën e fundit të Kanye West, ai u ka dërguar të ftuarve ftesa me vezë gjarpri me zile.

Por kjo ide e çmendur e reperit 42-vjeçar shkaktoi mjaft tronditje në internet dhe shumë pikëpyetje për qëllimin e reperit.

Në ftesë shkruhej: “Nga familja West. Sezoni i 8 i Yeezy-t, 2 Mars 2020”.

Zarfi kishte një imazh të një gjarpri me shënimin: “Kujdes: Mbajeni në vend të freskët për të parandaluar çeljen e vezëve. Këtu është një pjesë e vogël e shtëpisë sonë në Cody Wyoming.”

Dhurata e pazakontë hutoi shumë njerëz, të cilë postuan në Twitter mesazhe duke shprehur shqetësimin e tyre që Kanye po dërgonte vezë të vërteta së bashku me ftesën e tij. Sidoqoftë, disa përdorues të mediave sociale kuptuan se vezët në të vërtetë ishin false dhe ato mund t’i blesh rrugës për në Wyoming ose online.