Kanë kaluar pothuajse dy javë nga ardhja në jetë e vajzës së dytë të modeles shqiptare Emina Çunmulaj. Mia Soraya kërkon kujdes shumë të madh dhe prandaj tani ajo ka vëmendjen e gjithë familjes. Megjithatë pas lindjes së vajzës së dytë, përveçse lumturia është dyfishuar edhe lodhja është shumë herë më e madhe për Eminën. Nëpërmjet ‘Instagram’-it modelja shqiptare na ka treguar gjatë këtyre ditëve se sa e vështirë ka qenë ushqyerja me gji apo qëndrimi zgjuar gjatë gjithë natës për të voglën.
Megjithatë këto janë momentet e jetës që mbahen mend gjithmonë dhe si për të memorizuar kujtimet nga kjo periudhë, Emina ka vendosur të realizojë një set fotografik për vajzën. Ky është dhe seti i parë për Mian dhe mund të themi se është një nga më të ëmblit. Të gjitha fotografitë duken të realizuara deri në detaj, duke qenë se dhe vetë mami Emina ka eksperienca me setet fotografike nga karriera e saj si modele.