Cara Delevigne ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’iu shmangur fotove të paparacëve, teksa dilte nga një hotel në New York së bashku me të dashurën e saj, Ashley Benson. Super modelja 26-vjecare si duket nuk ka qenë në humor për t’u fotografuar apo per të konfirmuar lidhjen e saj të re, kështu që ka vendosur të përdorë një pellush majmuni si zgjidhje, për të mbuluar fytyrën.
E dashura e saj, ylli i “Pretty Little Liers” duket sa mezi e mban të qeshurën nga maskimi i Delevingne, teksa bënin sëbashku rrugën nga hoteli te makina. Vajzat janë parë së bashku dhe në evente të tjera, si në javën e modës në Paris apo edhe në ditëlindjen intime të Cara-s , por akoma nuk kane dalë hapur në marrëdhënien e tyre. Ok, Cara, duhet thënë, pellushi i majmunit ishte gjetje origjinale, por jo shumë efektive.