Edhe këtë vit Eurovizioni përcolli plot dinamika e drama, kryesisht pas skualifikimit të Holandës në finale për çështje brenda stafit të festivalit. Pas më shumë se dy javësh, është raportuar nga media të shumta për një situatë që pothuajse i doli nga kontrolli organizatorëve të festivalit. Gazeta norvegjeze VG, bëti të ditur këtë lajm i cili ka habitur sidomos ndjekësit fanatik të festivalit. Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga gara deri në 25 minutat para fillimit të finales së madhe, në mesin e tyre edhe Zvicra e cila u shpall fituese. Vendet e tjera që po ashtu kërcënuan të braktisnin garën ishin Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Greqia si dhe Mbretëria e Bashkuar. Greqia mohoi se kishte kërcënuar të tërhiqej.
Nëse do të tërhiqeshin të gjitha këto shtete, finalja do të mbahej me 19 vende, derisa producentëve do t’ju duhej të mbushnin 20 minuta të organizimit. Arsyet për këtë mbeten të paqarta dhe nuk ka pasur sqarime të detajuara, megjithatë flitet se ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe sjelljen e stafit të ekipit përfaqësues të Izraelit. Njëri prej pjesmarrësve më të zëshëm për t’u tërhequr nga eventi ishte Magnus Bormark, anëtar i grupit norvegjez Gate. “Ne kemi menduar të tërhiqemi deri në momentin e fundit. Shumë prej nesh reaguan ndaj faktit që Izraeli pati mundësinë të përdorte Eurovizionin si mjetin e tij politik”, kishte shpjeguar gjatë një interviste kitaristi . “Pika jonë e përbashkët ishte se ne nuk donim të merrnim pjesë në Eurovision për t’u përdorur dhe stigmatizuar në një makinë propagande lufte në Izrael. Ne morëm pjesë për të krijuar një hapësirë ku mund të bashkohemi në muzikë – në një situatë politike ku të gjithë zgjedhin anët dhe urrejnë njëri-tjetrin”. Deri tani mbetet e paqartë se çfarë u negociua dhe pse gjashtë vendet pranuan të merrnin pjesë në finalen e madhe.