Vështirësitë e mëdha të kastit të aktorëve që fshihen pas serialit «Victoria»

Showbiz

vikaka

Seriali “Victoria” i cili transmetohet në Jolly HD në Tring, është një dramë televizive ku shfaqet jeta e mbretëreshës Viktoria që nga ngjitja në fron në moshen 18 vjeçare deri në martesen e saj me princin Albert.
Aktorët kryesorë Jenna Coleman dhe Tom Hughes të cilët vijnë në rolet e mbretereshes Victoria dhe princit Albert, kanë dhënë disa intervista të shkurtra, ku ndër të tjera janë ndalur tek bashkëpunimi me fëmijet. Në sezonin e dytë të tij ata kishin 3 kolegë të vegjel. Viki një prej fëmijëve, ishte ajo që sipas producenteve mund të quhej zëri i të rriturve kur vinte puna për të pushuar. Pas një dite të lodhshme xhirimesh, e vogla merrte guximin të thoshte “stop” pa komplekse, por me sinqeritetin e moshës së saj. Një sekret që kasti ka përdorur për të përqëndruar fëmijet në xhirime janë lodrat. Një prej tyre është edhe kali prej druri i cili nuk para mungon në skenat me fëmijët, pasi vetëm kështu mund tja dilnin mbanë.
Sipas aktorit Tom Hughes puna nuk është njesoj kur në skenë ka femijë, pasi vetem me të rritur gjerat janë më lineare e më nën kontroll, por ka diçka të veçantë kur të vegjëlit bëhen pjesë. Ata falin një energji shumë të mirë.
Përveç kësaj aktorët janë ndalur edhe te një tjetër veçori e xhirimeve, që ndryshe mund ta quajmë vështirësi të veshur me argëtim. Puna me qenushet dhe kafshë të tjera në përgjithësi. Edhe këta pjestarë të kastit duhet të kalonin audicione për të qënë të përshtatshëm për këtë projekt. Prince, qenushi bardhosh i mbretëreshës Victoria ishte aq i mirë trajnuar sa një prej momenteve që kastit i është dashur të ndalojë më së shumti, ishte ai i të shfaqurit në serialit këtë këlysh sikur të ishte i patrajnuar.
Por aktorët kanë theksuar se janë kënaqur shumë përtej çdo vështirësie me pjestarët e vegjel të kastit.