Veshje që “flasin”; pse bëri zhurmë gardëroba e Nicole Kidman në serialin më të ri “Të vërtetat e pathëna”

Showbiz

Me pallto,bizhuteri, një mori unazash ari dhe flokë natyral dhe të “egër”, a po përpiqet veshja e Nicole Kidman në serialin “Të vërtetat e pathëna” të na tregojë diçka?

Pyetjet më të shumta në google të personave që kanë parë këtë film ka qënë mbi garderobën e saj të mrekullueshme dhe veçanërisht për palltot shumngjyrëshe!

Ndër veshjet më të përfolura janë:

Pallto jeshile:

Është e vështirë të përcaktohet saktësisht pse kjo pallto e thjeshtë tërhoqi vëmendjen e të gjithë grupit të të dashuruarve pas modës. Ndoshta nga tekstura e cila e bën të duket njësoj si algat e detit ose mund të jetë vet aktorja e cila i jep palltos një bukuri tjetër!

Bluza e mëndafshit:

Kjo bluzë prej mëndafshi luksoz, ekskluzive dhe zakonisht shumë e shtrenjtë është simboli i një njeriu i cili bën pjesë në shtresën e lartë të shoqërsië. Për rolin e Nicole në film si Grace, një psikoterapiste që jeton në një shtëpi në Manhattan me burrin e saj onkolog pediatrik, këmisha prej mëndafshi ka kuptim. Veshja e lirshme ka të njëjtin mënyrë për tu veshur (oversize) si palltoja e saj e gjelbër.

Pallto e kadife e kuqe (red velvet):

Në disa skena, veçanërisht ato kur Grace ndihet e stresuar, ajo shihet duke ecur pa drejtim rreth qytetit të New York-ut e mbështjellë me këtë pallto të kuqërremtë ose me xhaketa të gjera, me mëngë shumë të gjata për të përcjellë një pamje komode.

Fustani i mbrëmjes më shumë ngjyra:

Nuk ka shumë skena në të cilat mund ta shohim Grace me veshjet e saj zyrtare, por kjo është njëra prej tyre. Në episodin e parë, ajo merr pjesë në një ankand bamirësie në një fustan me pala korenti me shumë ngjyra.

Këto ishin dhe disa nga veshjet më të komentuara që mesa duket do t’i shohim dhe të veshura nga personazhe të shumtë të botës së modët të cilët janë inspiruar nga GRACE!

Nëse doni të ndiqni serialin mund ta shihni që sot në kanalin “JollyHD”!