Veshja e Jonida Maliqit në daljen e fundit paska një domethënie të veçantë!

Showbiz

jonidaaaaaaaaaaaaa

Kënga e saj më e re “Ktheju Tokës” do të jetë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Të treja netët e konkursit Jonida ka vendsur të vijë me veshje të ndryshme por me domethënie të njejtë. Kënga flet për një tematikë shumë aktuale si emigrimi. Veshja sipas saj, është përplotësuese e tematikës së vetë këngës.

jonidaa

“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet. Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”- ka shpjeguar këngëtarja.