Dukesha dhe duka i Sussex kanë udhëtuar drejt Romës për shkak të martesës së shoqes së ngushtë të Meghan Markle, Misha Nanoo. Dyshja kanë shkëlqyer me ‘look-un’ e tyre sepse ishin kujdesur të dukeshin mjaft elegantë. Markle kishte veshur një fustan ngjyrë të zi me një palë vathë të cilët shkëlqenin, ndërsa Harry kishte zgjedhur një kostum të zi serioz.
Kjo dalje e çiftit nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve të cilët janë treguar shumë të vëmendshëm ndaj tyre. Kujtojmë se javën e ardhshme Meghan dhe Harry do të udhëtojnë të dy drejt Afrikës për shkak të projekteve të pallatit mbretëror