Vesa Luma vërteton shprehjen legjendare: Bukuria kërkon sakrifica!

Showbiz

vesaaaaaaaaaa
Të kesh një trup me forma të rregullta në pamjen e jashtme është po aq e rëndësishme sa të jesh i shëndetshëm së brendshmi. Kohët e fundit është përhapur shumë një metodë për pastrimin e organizmit e quajtur detox. Për realizimin e saj ka disa forma, por këngëtarja Vesa Luma për të dytin vit radhazi ka preferuar detoksifikimin e trupit nëpërmjet lëngut të Aloe Verës. Kjo procedurë zgjat për një periudhë kohe të caktuar, ndërkohë që ditët e para pihet vetëm ky lëng gjatë gjithë ditës dhe nuk konsumohet asnjë ushqim tjetër.

vesa detox
Duket se sot Vesa është në ditën e dytë dhe pavarësisht vështirësisë për të qëndruar pa ngrënë, duket se po ja del. “Dita e dytë. Po vuaj, por mund t’ja dal”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos së shishesh ku ruhet lëngu që do e bëj artisten të pastrojë organizmin e saj por edhe të humbasë disa kilogramë në mënyrë të shëndetshme.
Edhe vitin e kaluar Vesa e ka përdorur këtë taktikë, e cila duket se ka rezuluar efektive përderisa po e provon sërish. Tashmë na mbetet të presim rezultatet e këtij procesi, të paktën ato që mund të dallohen me sy.

vesa detox 2