Prej disa kohësh, ajo dhe bashkëshorti Big Basta, së bashku me djalin e tyre Liam, kanë nisur një jetë të re në një kontinent shumë larg Shqipërisë. Zelanda e Re është praktikisht toka ku është pozicionuar tashmë këngëtarja e njohur me familjen e saj. Por, për një artist, aspekti privat i jetës është vetëm njëra anë e medaljes. Karriera, projektet janë po kaq të rëndësishme për të kompletuar figurën në tërësi.
Kështu, për Vesa Lumën, fakti që është larg rrënjëve të saj, nuk është bërë pengesë që ajo t’i jap zë muzikës edhe në një tokë të huaj. Vetëm përpara pak orësh, në instastory ajo ka postuar një video në të cilën shfaqet një studio muzikore regjistrimi. Kjo i ka bërë të gjithë fansat e muzikës së saj, të besojnë se këngëtarja e dashur për ta është duke punuar rreth një hiti të ri.
Vet ajo nuk ka shprehur detaje të tjera rreth këtij projekti, ama ne jemi të sigurt që sërish do të dijë të qëllojë në shenjë, më këngë super të suksesshme siç vetëm një artiste si ajo di të realizojë!