Vesa Luma ka publikuar pak minuta më parë një foto krah këngëtares Jehona Sopi. Me siguri shumica nga ju i mbajnë mend këngët e saj të cilat disa vite më parë kanë qenë shumë të njohura. Megjithëse është distancuar nga muzika prej kohësh, Jehona nuk ka ndryshuar pothuasje fare.
Krahas fotos, Vesa ka treguar se miqësia me kolegen dhe këngëtaren e njohur është e hershme.“Loqka e Loqkës. 15 vite shoqëri dhe dashuri, por në asnjë mënyrë nuk e binda që të hapë ‘Instagram”,-ka shkruar Vesa me shaka.Nëse edhe juve ju ka munguar Jehona, përpara se t’i riktheheni këngëve të saj hidhini një sy kësaj fotoje me Vesën.