Vesa Luma rrëfen momentin e vështirë në skenë: -17 gradë, por…

Showbiz

vesa luma
Vesa Luma është një nga këngëtaret shqiptare me origjinë kosovare, e cila zgjodhi qe karrierën e saj ta niste në Tiranë shumë vite më parë.Pasi u spikat për zërin e saj, Vesa solli këngë të ndryshme herë pas here, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.Së fundmi Vesa ka kujtuar një moment shumë të veçantë nga rrugëtimi i saj në muzikë.

52883855 559821464518491 7297353421080756224 n

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku shihet duke kënduar në festën e parë të Pavarësisë së Kosovës.“-17 gradë, por nga lumturia e madhe siç duket nuk e paskam ndjerë. Ndjenjë që nuk përshkruhet. Dita e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008. E lumtur që jam pjesë e historisë”, ka shkruar këngëtarja në videon ku ka qenë duke performuar këngën e saj ‘Jemi dhe s’jemi’.Ndonëse vitet kanë kaluar dhe tashmë Kosova ka festuar shumë ditëlindje të Pavarësisë, emocioni i herës së parë ngelet gjithmonë i njëjtë për të gjithë.