Këngëtarja Vesa Luma dhe familja e saj prej disa kohësh po jetojnë në Zelandën e Re, duke u shkëputur për disa kohë nga muzika. Por duket së çifti i artistëve kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri, por jo përgjithmonë, çka do të thotë se do të jetojnë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Zelandës së Re. Lajmin e ka dhënë vetë Vesa në ‘Instagram’ pasi një prej fansave të saj e ka pyetur nëse do të riktheheshin sërish në Shqipëri.
‘Do të kthehemi dhe shumë më shpejt nga sa mendoni. Tashmë do të kemi tre destinacione të përgjithshme.. do të jetojmë midis Kosovës, Shqipërisë dhe Zelandës(çfarë kombinimi). Ndërsa kohë pas kohe edhe nëpër vende të tjera të botës..pse jo’-ka shkruar Vesa.