Vesa Luma ironizon koleget që kanë bërë ndërhyrje estetike!

Showbiz

vesa klinik
Ideja e perfeksionit në botën e spektaklit dhe showbiz-it, atij shqiptar por edhe të huaj, shpesh i ka kapërcyer kufijtë e estetikës dhe pamjes së kuruar në detaje. Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit, se shumë personazhe të famshëm e kanë tejkaluar këtë cak, duke u transformuar dukshëm, aq sa na bëjnë të dyshojmë janë apo jo të njëjtët!Shumëkush ka rënë pre e kësaj fryme, e të tjerë kanë mbetur fanatikë të gjeneve të tyre, ose maksimumi i trajtimeve estetike pa bisturi, e shiringa.

 640 0 5bd032dd84000

Vesa Luma është një prej tyre! Dëshirën për të qenë sa më natyrale, këngëtarja e njohur e ka shfaqur shpesh përmes postimeve të ndryshme, ku ajo tregon kujdesin ndaj vetes përmes metodave praktike, nga maskat e thjeshta të realizuara në shtëpi, e deri tek disa trajtime të pranueshme në qendra estetike.

 640 0 5bd032dccd55d

Një të fundit ajo e ka realizuar ditën e djeshme, por përmes postimit të fundit në instastory, duket sikur artistja thumbon kolegët për ndërhyrjet e tyre. Ajo shkruan: “Ja ku jam…Si zakonisht, duke ndjekur trendet më të reja të teknologjisë për të pasur një fytyrë të shëndetshme, deri sa të mundemi me duru pa ndërhyrje”!