Vesa Luma i rikthehet muzikës pas 2 vitesh: Gati klipi i ri!

Showbiz

vesa klinik
Vesa Luma i është rikthyer muzikës pas një mungese 2-vjeçare në skenë. Ajo performoi në disa koncerte pas kthimit në Kosovë dhe tani po përgatitet për të sjellë këngën e re që do të shoqërohet edhe me klip.

50885327 543991182772057 4750375747980361728 n

Pak orë më parë, ka qenë vetë Vesa ajo që ka zbuluar një foto nga ‘look-u’ në videoklipin që pritet të publikohet. Ajo është rikthyer sërish tek flokët bjondë me të cilët njihet prej vitesh, pasi eksperimentoi me një nuancë rozë për pak kohë.Ajo ka zbuluar se në shkurt kënga do të bëhet publike. Brenda pak javësh të gjithë fansat e Vesës do munden ta shohin dhe dëgjojnë rikthimin e këngëtares më të prekshëm se kurrë.