Vesa Luma dhe Big Basta realizojnë klipin më të veçantë nga të gjithë!

Showbiz

vesa big basta
Prej disa muajsh çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta janë larguar nga Shqipëria dhe nga tregu muzikor. Ata tashmë janë shpërngulur në Zelandë të Re duke qëndruar larg syrit dhe vëmendjes mediatike shqiptare. Megjithatë ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale, kryesisht Vesa që herë pas here publikon moment nga përditshmëria familjare. Dhe sot ata kanë vendosur t’u përgjigjen ndjekësve me një ‘klip’ të shkurtër të xhiruar me celularin e tyre.Në një video të postuar në Instagram, reperi duket teksa mban në shpinë bashkëshorten e tij dhe dëgjohet duke bërë tinguj ritmikë. Ata shihen duke qeshur në videon gazmore dhe me këtë video kanë menduar të tregojnë për fansat se kanë ndërmend të rikthehen më projekte të reja muzikore.

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

“Ja dhe videoklipi më i ri muzikor nga ne të dy … Kërkojmë falje që u vonuam pak këtë sezon, por kishim ca probleme teknike . Falenderojmë nënën natyrë, oborrin e shtëpisë dhe qiellin e bukur të dimrit… Përtej shakasë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që shkruani dhe na pyesni kur do të kthehemi ( ne sapo erdhëm )… Jemi në një fazë shumë të bukur frymëzuese që vetëm kjo parajsë këtu di ta japë dhe po mbledhim shumë energji të mirë… Besoj që çdo artisti ju dashka një reflektim nga larg të paktën një herë dhe meqe me sa po shoh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë sa i perket tregut muzikor, shumë shpejt do të kthehemi më bukur e më të realizuar se cdo herë tjetër… Ju përqafojmë shumë!” – shkruan këngëtarja në videon e postuar.