Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Lajmin e ka bërë publik Big Basta, përmes një postimi në “Facebook”. “ Sot, jo vetëm familja jote, por e gjithë bota gëzon, sepse një njeri i mirë erdhi në jetë! Princi ynë, shoku ynë, vëllai ynë, DJALI YNË !” shkruan ai krah një fotoje me dorën e vogëlushit. Djali quhet Lian, sipas leximit mbrapsht të emrit të babait të Vesës, detaje këto që Vesa Luma i ka bërë të ditura më parë!
JETE TE GJATE LIAN!