Teksa kjo verë ka nisur me sezon pushimesh për aktorë të shumtë, Ulaş Tuna ndodhet në sheshxhirim duke realizuar episodet e reja për sezonin e ri të projektit në cilin interpretoi së fundmi. Aktori i cili për shikuesit e Tring kujtohet me portetizimin e personazhit të dashur të Tahirit në serialin e paharrueshëm “Lot në Detin e Zi” , në të cilin ndau rolet bashkëprotagoniste me aktoren Irem Helvaçioglu.
Projekti në fjalë është një serial i cili shpalos të gjithë dinamikën që mund të përjetohet në një lidhje dashurie nga momenti i parë deri te ulje-ngritjet në të. Për shkak të shikueshmërisë së lartë, produksioni po përgatitet të lërë sërish gjurmë në zemrat dhe sytë e publikut.
Tuna ndodhet në këtë projekt përballë aktores së njohur Hazal Subaşı duke interpretuar personazhet kryesore.
Ngjarjet në këtë projekt vihen në jetë nga një kast i jashtëzakonshëm aktorësh i udhëhequr nga Tuna dhe Subaşı por edhe emra të tjerë të njohur që i shtohen kastit këtë sezon të ri si Sarp Levendoğlu, e Hakan Atalay. Sezoni i dytë i serialit pritet të shfaqet në ekran vjeshtën e ardhshme.