Rita Ora dhe mamaja e saj edhe pse prej shumë vitesh larg vendlindjes nuk harrojnë asnjëherë disa tradita dhe receta. Nuk është hera e parë që ato ndajnë receta shqiptare me ndjekësit dhe këtë herë rradhën e ka patur “Gjiza me speca”
Në videot në Instagram Vera tregon se sapo ka bërë drekën dhe I thotë Ritës se kështu gatuhet kjo pjatë të cilën ajo ja kërkon shpesh në Los Angeles. Vera shpjegon se në vend të gjizës mund të përdorni dhe djath pastaj domate dhe speca.
Videot mund t’i shihni këtu: https://www.instagram.com/veraora/
Mamaja e saj po kalon pushimet në Shqipëri teksa thuhet se Rita po shijon romancën e re. Prej muajsh ajo po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Ëaititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto meregjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.