Venenera Lumani dhe Lind Islami jo vetëm që janë këngëtarë shumë të preferuar nga publiku shqiptar, por edhe një çift i mrekullueshëm.Ditën e djeshme çifti kanë zbuluar shumë të pathëna në lidhje me jetën e tyre private dhe lidhjen e tyre. Po ashtu ato janë pyetur dhe për marrëdhëniet që kanë me vjehrrën dhe vjehrrin e tyre.
Venera ka pohuar se marrëdhënia me prindërit e Lindit janë shumë të mira dhe kryesisht me nënën e tij ka një lidhje shumë speciale.“Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala vjehrrë më duket klishe dhe më vjen keq t’i them vjehrrë. Ajo është shumë mirë”- është shprehur Venera.