Në 11 shkurt të këtij viti këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lindi Islami festuan 5 vjetorin e lidhjes së tyre. Vetëm pak muaj më pas, ata udhëtuan drejt Barcelonës për të dhënë lajmin e bukur të propozimit.
Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ dyshja treguan se kishin vendosur të merrnin një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, duke shkuar drejt fejesës. Kanë kaluar 3 muaj dhe ditën e sotme Venera dhe Lindi po mbajnë darkën e fejesës. Lajmin e ka bërë të ditur opinionisti Olti Curri, nëpërmjet disa fotove të publikuara në ‘Instagram’. Çifti i baladave të dashurisë duket mjaft i lumtur në ditën më të rëndësishme.
Lexoni gjithashtu:Kush është mashkulli që e ndoqi Anxhelinën nga Amerika në Tiranë?