Cagatay Ulusoy në kërkim të një partnereje – ishte ky lajmi që qarkullonte prej disa ditësh në shtypin turk por mesa duket tashmë edhe ky problem i aktorit e gjeti zgjidhjen.
Fillimisht, ishte Serenay Sarıkaya aktorja e propozuar për këtë rol. E pyetur nga produksioni, ajo është shprehur se do të largohet në Amerikë për rreth tre muaj duke refuzuar kështu ofertën.
Sarikaya e cila ka vendosur të qëndrojë larg kamerave për disa muaj, i la radhën për këtë rol një tjetër aktoreje të mirënjohur. Melisa Asli Pamuk, e njohur si Asu nga “Dashuri e pafund” do të jetë partnerja e Ulusoy në këtë projekt të ri. Duhet ta pranojmë se dy aktorët shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe jemi të sigurt që do të sjellin për publikun dy personazhe mjaft të arrirë.