Vendimi i papritur i çiftit të mirënjohur turk – Nuk do të jetojmë më bashkë!

Showbiz

aslimiin

Çifti i njohur turk Murat Boz dhe Asli Enver ka marrë një vendim të rëndësishëm mbi jetën e tyre private. Edhe pse janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, ata do të jetojnë në shtëpi të ndryshme.

Aktroja protagoniste e “Nusja nga Stambolli” i ka dhenë një tjetër mundësi partnerit të saj, pavarësisht zërave që qarkulluan për tradhëtinë e Boz. Megjithatë, ajo ka vendosur këtë kusht: secili në shtëpinë e tij!

“Të jetojnë në shtëpi të ndryshme do të na bëjë mirë për marrëdhënien tonë. Jemi të dy kurioz si do të shkojë e gjitha kjo. Besojmë se nuk do jetojmë bashkë të paktën për një ose dy muaj.” – u shpreh Asli.

Çifti Enver – Boz janë në një lidhje me njëri-tjetrin prej më shumë se një viti e gjysmë.