Vendimi i Özcan Deniz dhe Feyza Aktan shokon të gjithë

Showbiz

Dyshja e njohur periudhën e fundit kanë patur shumë probleme në marrëdhënien e tyre. Aktori i “Nusja nga Stambolli” është përpjekur të vendosë disa “kufizime” në bashkëjetesën e tyre, por kjo gjë deri më tani nuk ka funksionuar. Edhe pse janë prindër të një fëmijë të vogël, në fakt, personi për të cilin shpenzohet më tepër është pikërisht Feyza. Së fundmi mësohet se negociatat për divorcin kanë filluar dhe ka qenë vetë Ozcan që e ka pohuar këtë. Kjo do të thotë se vendimi për divorcin do të vij shumë shpejt.