Cagatay Ulusoy, Gizem Karaca dhe Cenk Eren janë kapur nga policia për trafikim droge. Lajmi ishte një ndër më shokuesit për mediat turke pasi deri më përpara tre emrat e njohur ishin diskutuar vetëm për artin e tyre. Akuzat janë të rënda aq sa dy aktorët dhe këngëtari rrezikojnë deri në 6 vite burg.
Sipas mediave turke, çështja do të apelohet dhe pritet një vendim tjetër nga gjykata.
“Nuk ka prova të mjaftueshme se klienti im është i përfshirë në këtë çështje” – ka thënë avokati Erol Sahin.