Mesa duket, Liam Hemsworth nuk ka vjedhur vetëm zemrën e Miley-t, por të gjithë familjes Cyrus. Së fundmi, vëllai i saj i madh, Trace, ka zbuluar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatin e tij. Ai është shprehur se fillimisht, ka dashur të sillet si vëllai i madh tipik, të ishte i ashpër, por me Liam ka qenë e pamundur.
“E dua. Në fillim doja të hiqesha si i forti, të mbaja inat me të, por Liam është një djalë shumë i mirë. E dua shumë. Është i mrekullueshëm”, është shprehur Trace për ‘UsWeekly’. Miley dhe Liam kanë qenë bashkë për shumë vite, por vetëm disa muaj më parë i dhanë fund beqarisë së tyre në një ceremoni të thjeshtë.