Themeluesi i revistës “Playboy” Hugh Hefner ka vdekur në moshën 91 vjeçare. Kompania e Playboy Enterprises ka njoftuar se vdekja e Hefner ka ndodhur për shkaqe natyrore. Ai është gjendur pa jetë në shtratin e tij.
Playboy u bë revista më e shitur e meshkujve në botë, ku në kulmin e saj arriti me 7 milionë kopje të shitura në muaj.
Hugh Hefner e themeloi “Playboy” në vitin 1953 me 600 dollarë dhe më pas e ktheu revistën në një perandori multimilionësh, argëtuese që në kulmin e viteve 1970 përfshinte shfaqje televizive, një festival xhazi dhe një varg Playboy Clubs, kamarierët e koktelit të cilët mbanin veshët e lepurit në kokë, simboli i Playboy.
Sa i përket jetës personale, Hefner përflitej shpesh për shoqërimin me femra të reja, modele.
Burimi: InTv