Vazhdon suksesi i “Hëna e plotë”, ja çfarë bëhet në Itali

Showbiz

Pas suksesit të serialit “Stina e Qershive”, duket se italianet janë dashuruar pas komedive romantike të prodhuara në Turqi. Fansat e këtyre serialeve mezi presin premierën e radhës. Bëhet fjalë për serialin “Hëna e plotë” me protagonistë Ozge Gurel dhe Can Yaman.
I gjithë publiku shqiptar e ka ndjekur historinë e Nazlle dhe Ferit përmes ekranit të Tring. Pak kohë më parë, ky serial nisi transmetimet edhe në Rusi.  Historia që mbart, kasta e aktorëve më të dashur të momentit dhe realizimi i këtij seriali, kanë bërë që të kthehet në një nga serialet më të dashur për të gjithë.