Vazhdon konflikti i Mozzik dhe Getinjo, me ish-menaxherin…

Showbiz

getinjo
Dy vëllezërit, e shkëputën kontratën me One Records, pjesë e të cilës ishin për disa vite me radhë. Një pjesë e madhe e hiteve të tyre, kanë dalë pikërisht prej kësaj shtëpie diskografike. Por, duket se gjërat nuk shkonin dhe aq mirë midis tyre.

met2
Pas shkëputjes së kontratës nga ana e këngëtarëve, shtëpia diskografike deklaroi se kjo gjë do të përfundonte në gjykatë. E në fakt, kështu ka ndodhur. Ish menaxheri i tyre, Met Elshani, është paraqitur në gjykatë për të zhvilluar seancën e parë. Sipas çështjes së hapur në gjykatë, menaxheri dhe shtëpia diskografike, i kërkojnë dyshes së këngëtarëve një dëmshpërblim prej 1.4 milion eurosh për prishje imazhi.

met