Festivali i Filmit të Kanë ka nisur në datë 17 Maj dhe do të vazhdojë deri më 28 Maj. Të gjithë janë në pritje të fituesve të çmimeve të mëdha por nuk mund të mos komentohet nga media çdo parakalim i yjeve në tapet. Çfarë veshën ata, nga cila markë, a duken bukur apo jo? Janë të gjitha pyetje që diskutohen shumë gjatë këtyre ditëve. Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa nga personazhet më të njohur të ekranit si Eva Longoria, Nicole Kidman, Kirsten Dunst, Naomi Kembell , Rita Ora, Paris Hilton etj. Frymëzohuni nga këto fustane të mrekullueshme!