Lajmet se Roberti dhe Nora nuk flasin me Tunën kanë pushtuar së fundmi mediat rozë. Ishte Roberti ai që e konfirmoi se nuk flet me kunatën e tij. Ai madje u shpreh se Tuna nuk duhet as të provojë të flasë për të dhe familjen e tij. Kudo ku është i ftuar së fundmi, Roberti nuk i shpëton dot kësaj pyetjeje. Edhe mbrëmjen e kaluar Roberti ka folur sërish për Tunën. Ai ka treguar se zënka mes tyre mesa duket paska ndodhur pas dasmës së tij me Norën.
“Po, përpara kemi folur , por si çdo çift që ka problem dhe ata kishin, por normal që unë dua vëllain tim më shumë se se cilëndo kunatë. Edhe 70 kunata po të ndërrojë. S’ka të bëjë Tuna, Nora. Kjo është tek unë, ka disa gjëra që s’më pëlqejnë dhe i pres, as nuk kam qejf të më përmendi as unë s’kam qejf ta përmend. Ishalla jeton 100 vjet me suksese dhe më të mirat e botës. Kjo është diçka private. U bë e madhe, por nuk ka shtëpi që nuk ka probleme si ne”,-tregoi Roberti.