Vazhdojnë e kritikojnë për peshën, Bebe Rexha nuk ua përton me përgjigjet publike…

Showbiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është komentuar shpesh herë për format e saj fizike. Ajo ka treguar se më parë, stilistë të markave të njohura kanë refuzuar ta veshin për shkak të shëndetit të saj. Së fundmi 29-vjeçarja është “përplasur” në ‘Twitter’ me një nga ndjekësit i cili e ka quajtur të shëndoshë.

“Nuk kam qëllim të tregohem i parespektueshëm, por nuk je pak më e shëndoshë? Nuk të kam parë asnjëherë në këtë formë”, ishte pyetje të cilës Bebe ju përgjigj duke i thënë: “Kam shtuar në peshë, mësohu me këtë fakt”. Mesa duket pas gjithë reagimeve të fansave, Rexha ka vendosur t’i mësojë të gjithë me shtimin në peshë të saj.Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë, Bebe tregoi ishte e lodhur tashmë nga të gjithë njerëzit që e gjykonin për peshën e trupit dhe se menaxherët që e drejtonin ishin munduar ta ndryshonin këtë fakt. Për këtë shkak ajo vendosi mos të merrte pjesë në mbrëmjen e çmimeve të ‘Grammy Awards’.