Steven Segal, aktori i njohur amerikan, është një ndër personat për të cilën janë ngritur akuza rreth abuzimeve seksuale. Akuza ndaj tij ka ardhur nga dy gra, dy gazetare të cilat kanë treguar çdo detaj të asaj çka u ka ndodhur.
Regina Simons dhe Faviola Dadis, kanë treguar se kanë qenë në moshë fare të re në kohën kur janë abuzuar nga Segal. Ato kanë treguar gjithashtu se pavarësisht se kishin kërkuar ndihmë në ato momente, rojet nuk ishin afruar. Sipas tyre, abuzimet e Segal diheshin nga i gjithë stafi, madje ai i kishte urdhëruar rojet që të mos afroheshin asnjëherë në dhomë derisa të ishte vetë ai që i kërkonte.