Vajza, rrini të qeta! Edhe Bella Hadid ka të njejtin problem si ne…

Showbiz

bella hadid
Bella Hadid e nisi karrierën e saj duke postuar foto seksi në llogarinë e saj në Instagram nga pushimet e saj luksoze në plazh me të motrën, Gigi-n, si dhe mikeshën e saj të vjetër Kendall Jenner. Tashmë ajo është shndërruar në një ndër modelet më të paguara në botë me kontrata për Nike Cortese dhe Dior. Dje Bella është fotografua në plazhet e Cancun-it në Meksikë së bashku me dy mikeshat e saj.

bella

Ajo kishte zgjedhur të vishte një palë rroba banje ngjyrë portokalli dhe u fotografua teksa vraponte në breg të detit. Modelja simpatike mbante disa unaza argjendi në gishtat e saj dhe gjithashtu kishte vënë edhe një palë vathë ari të stilit të Jennifer Lopez.

bella2

Trupi i saj dukej në formë, me krahë dhe këmbë të tonifikuara, por të gjithëve iu ra në sy një gjë. Bella nuk qenka dhe aq perfekte sa e shikojmë në fotot që ajo poston në rrjetet sociale. Ajo është si pjesa më e madhe e vajzat dhe në trupin e saj ka celulit dhe strija.

bella3