Reperi kosovar është një ndër më të pëlqyerit në tregun muzikor. Sidomos nga gjinia femërore, të cilat ndjekin me kureshtje çdo lajm të ri përsa i përket jetës së tij private. Pas ndarjes së bujshme nga Adela, Ledri nuk ka bërë më publike ndonjë histori të re dashurie. Ai është shfaqur shumë i rezervuar, pavarësisht se paparacët e kanë kapur disa herë me një vajzë të panjohur.
Detaji që i shton dyshimet për një lidhje të re, është pikërisht fotoja e fundit e publikuar prej tij. Ledri ka postuar një foto nga krevati, duke treguar kështu mëngjesin e tij. Por, sytë kritikë kanë vënë re që diku në foto dallohet edhe një çantë femre. Dhe sado ta ndjekë modën reperi, nuk besojmë se ajo çantë është e tij apo jo? E pra vajza, na vjen keq, por edhe kësaj radhe Ledri është zgjuar me dikë në krahë dhe ai person nuk është asnjëra prej nesh.