Aktori i njohur Çatagay Ulusoy i ka rrëmbyer zemrën shumë vajzave me rolet dhe paraqitjen e tij. Ai është kthyer shumë shpejt në një personazh të dashur për publikun. Së fundmi, është mësuar se aktori ka nisur një histori dashurie pikërisht me një kolegen e tij gjatë projektit të fundit kinematografik. Bëhet fjalë për bukuroshen Duygu Sarisin. Çifti thuhet se e kanë nisur lidhjen e tyre kohë më parë, por kanë hasur disa probleme. Shpesh herë ata janë ndarë dhe pajtuar, e duke parë sesi po shkonte marrëdhënia e tyre, fansat nuk i kanë “konsideruar” si një çift.
Por, gjërat tashmë kanë ndryshuar. Dy të rinjtë i kanë hedhur pas krahëve problemet e tyre dhe tashmë janë duke e jetuar në maksimum dashurinë që kanë. Ata kanë vendosur të qëndrojnë larg kureshtjes së mediave apo fansave dhe të mos shprehen më përsa i përket problemeve të tyre. Kjo ndoshta, është edhe një mënyrë për të mos shtuar konflikte të kota në çift. Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt Amerikës për të kaluar disa ditë pushimi bashkë.