Vajza mos u mërzisni, Murati një ditë do të martohej

Showbiz

lolllllllllllllllllllllllllllllllllllll

Murat Yildirim është një ndër aktorët më të mirë dhe me te njohur ne Turqi. Ai eshte shfaqur ne ekranin e Tring në serialin “Mbretëresha e Natës” në rolin e Kartallit perkrah aktores bukuroshe Meryem Uzerli. Më parë ka shkëlqyer si Savash në “Dashuri dhe ndëshkim”, e tani është kthyer ne nje nder aktoret me te dashur per vajzat. Jeta e tij private ka qënë në fokus, që prej kohës kur u shfaq në serialet turke e deri sot.

Iman Elbani quhet e dashura e aktorit. Aktorja dhe modelja prej kohësh ka rrëmbyer zemrën Muratit dhe ka ngritur dyshimet në lidhje me një martesë të mundshme kur ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ne te cilen shkruan: “Numërimi mbrapsht ka filluar”. Ndërkohë që në foton e sfumuar dallohet një vajzë duke provuar një fustan nuse. Ky publikimi është bërë tri ditë më parë, kurse vetëm 21 orë më pare, Iman ka postuar në faqen e saj në Instagram një klip, ku shfaqet e veshur nuse në krah të bashkëshortit të saj. Në klip jepen detaje nga veshja e saj nuse, ritet tradicionale të dasmave turke dhe nuk mungon Murati normalisht dhëndër. Gjithsesi, që kemi dasmë, kjo është e sigurtë. Mediat turke raportojnë se aktori i ka dhënë fund beqarisë dhe ka lidhur kurore këtë fundjavë më të dashurën e tij. Në mediat turke gjithashtu qarkullojnë videot e para në lidhje me dasmën, edhe pse detajet janë mbajtur të fshehta, por disa foto janë publikuar në media. Vajza mos u mërzisni, ai do të martohej një ditë. Të paktën shijojeni si dhëndër në foto…

Burimi: Vizion Plus

kkkkkkkkkk