Celularët dhe ‘smartphone-t’ në përgjithësi janë kthyer në një domosdoshmëri, por krijojnë edhe varësi për shumë persona. Por ka edhe fëmijë të cilët në disa momente nuk e duan praninë e celularit dhe më shumë preferojnë ngrohtësinë e nënës së tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Herën, vajzën e Rezarta Shkurtës e cila i ka kërkuar nënës së saj ta fikë telefonin. “Të lutem fike telefonin se dua të llastohem”-dëgjohet të thotë Hera në një video që Rezarta ka publikuar në “Instastory”.