Kjo nuk është hera e parë që Malia fotografohet me të dashurin e saj, Rory Farquharson. 19 vjeçarja, e ka bërë lidhjen publike më herët, por tashmë duket se prania e paparacëve nuk e shqetëson aspak çiftin. Dy të rinjtë, janë fotografuar teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime, gjatë një shëtitjeje në Paris.
Faktikisht, ata ishin në Paris për të shijuar koncertin e Beyonce, së bashku me Michelle Obama dhe vajzën tjetër, Sasha. Pra, jo vetëm që dalin hapur në publik, por tashmë Rory mund të jetë i pranishëm edhe nëpër evente të familjes. Mos ndoshta gjërat mes tyre janë zyrtarizuar?