Pranvera më në fund ka ardhur. Edhe pse me një mot jo shumë të qëndrueshëm, çdo rreze e vogël dielli na kujton këtë stinë. Megjithatë, tani që Kristal, vogëlushja e moderatores Jonida Shehu, pozon duke mbledhur lule, pranvera ka sjellë ngrohtësinë, të paktën tek gjithë fansat që e ndjekin moderatoren.
“Erdhi pranvera më në fund, me lule shumë,” shkruan Jonida krahas fotos të vogëlushes Kristal. Pas kësaj fotoje kaq të ëmbël, nuk na bëjnë përshtypje disa ditë të tjera me temperatura të ulëta. Kristal sigurohet që të na ngrohë zemrat të gjithëve.